Ferizaj

Nis zyrtarisht fushata zgjedhore, PDK hap fushatën zgjedhore në Ferizaj

By FerizajPress

February 03, 2021

Sot pas orës 00:00, zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore, për liderët partiakë të cilët i hyjnë garës së zgjedhjeve parlamentare për 14 shkurt.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.

Mbrëmë  pas mesnatës  PDK në Ferizaj simbolikisht në sheshin e Ferizajt ka hapur fushatën duke prezantuar kandidatët për deputet nga  PDK.

Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar edhe aktivitete të subjketeve tjera të cilat do të nisin zyrtarisht fushatën elektorale.

Gjatë ditës së sotme edhe LVV ka paralajmëruar hapjen zyrtare  të fushatës në Ferizaj ku pjesë e kësajë hapje do të jetë edhe  kryetari i LVV, Albin Kurti.

Ndërsa në orët e hershme të ditës së sotme, menjëher pas orës 00:00 aktivist dhe simpatizant të PDK-së  kanë zhvilluar aktivitet simbolik në hapjen e fushatës.

Në mesin e aktivistëve e simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, bashkë me kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës, me një aktivitet simbolik, forca jonë politike në Ferizaj, nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Shkurtit, nisje kjo për  rimëkëmbjen e shtetit dhe shoqërisë, besimplotë në fitore, me përkrahjen e gjerë qytetare dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm të anëtarëve, simpatizantëve e aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Ferizaj zgjedh më 14 Shkurt, Partinë Demokratike të Kosovës, #Rimëkëmbjen e shtetit dhe shoqërisë me Kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj dhe kandidatët për deputetë, më përfaqësues e të dëshmuar për interesin e Ferizajt e ferizajasve: Bajrush Xhemaili, Rashit Qalaj, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Kristina Gashi Bytyçi, Imri Ilazi, Adelina Grainca, Gazmend Bytyçi dhe Lulzim Abazi”  thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Ferizaj.