Policia ka ndaluar një veturë që po ecte 158 kilometra në orë sot në Çagllavicë, pikërisht në momentet kur me policinë po qëndronte edhe ekipi i Klan Kosovës.Në këtë rast, shkelja e tillë kalon shumën 500 euro, prandaj lënda kalohet në gjykatë dhe shoferit i merret patentë shoferi.Deri më 31 dhjetor, gjoba më e lartë që një polic mund të shqiptonte në vend të ngjarjes ishte 60 euro, kurse me ligjin e ri shënohen edhe pikët që mund të rezultojnë me suspendim të lejes së vozitjes për ata që mbledhin 9 pikë.