Ishte paralajmëruar të filloj në ora 10:00, por si çdo herë tjetër, edhe sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me më shumë se gjysmë ore vonesë. Seanca e sotme është vazhdim i asaj të mbetur gjysmë nga dje, në të cilën do të shqyrtohen shtatë pika të rendit të ditës, raporton Indeksonline. Këto janë pikat e rendit të ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë. /Indeksonline/