Sot në portin e Durrësit po mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të punës së Doganës së Kosovës, ku po marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Nga Kosova, në Durrës kanë shkuar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i Financave Bedri Hamza, të cilët janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Limaj ka thënë se ky projekt tregon se takimet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike.
“Ky port tregon se kemi filluar te integrohemi ekonomikisht. Është një lajm i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë. Është një moment i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Pas autostradës se kombit, projekti portit është më i rëndësishmi që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Limaj.