Lajme

Nis ndërtimi i trotuarit në rrugën e UÇK-së i financuar nga Komuna e Rahoveci dhe DEMOS

By FerizajPress

June 27, 2016

Kanë nisur punimet në projektin e ndërtimit të trotuarit në rrugën e UÇK-së, në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i trotuarit është në bashkëfinancim në mes të Komunës dhe Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe realizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, transmeton Lajm.

Punët në ndërtimin e trotuarit i kanë parë nga afër, Muhamet Behra drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Sylejman Daka inxhinier dhe Xhemali Bellanica zyrtar në DSHP. Me punët të cilët janë duke u realizuar në këtë projekt, u nda i kënaqur edhe drejtori Behra, i cili tha se punët janë duke u realizuar ashtu siç edhe është e paraparë me kontratën e cila është nënshkruar me operatorin për ndërtimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së, në qytetin e Rahovecit.

Faza e parë e realizimit të këtij projekti, do të jetë nga rrethi deri tek ETC-ja, gjatësia e trotuarit është 1200 metra, gjerësia 3 metra ,vlera e projektit është 80.4036.73 euro. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe infrastruktura përcjellëse siç është ndriçimi publik, ku do të vendosën 49 shtylla dhe do të mbillen 125 drunjë dekorativ./Lajm