Lajme

Nis aksioni për pastrimin e Kosovës

By FerizajPress

September 15, 2018

“Ta pastrojmë Kosovën” Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” i organizuar nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur me hapjen zyrtare te deponia ilegale më e madhe, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova do të pastrohet duke thënë se do të gjobiten ata të cilë hedhin pastaj mbeturina. Gjithashtu i pari i Qeverisë tha se ajo pjesë ku po pastrohet do të bëhet park. “S’kem me u nalë pa e kry, po masi ta kryjm, pra grumbullimin e këtyre mbeturinave, nuk kem me leju mo m’u gju kshtu. Vendi ku jemi sot do të kthehet në park. Do të jetë një parkë për fëmijët rininë”, tha Haradinaj duke iu dëshiruar punë të mbarë të gjithë pjesëmarrësve në aksionin për pastrimin e Kosovës. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, tha se pritet që këtij aksioni t’i bashkangjiten mbi 100 mijë persona. Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.