“Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse”, citohet të ketë thënë at Nikolla, nga portali infoelbasani.al.
Sipas tij askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe.
At Nikolla ka fajësuar direkt patriarkun e Serbisë Irineu që sipas tij mban përgjegjësi teologjike dhe kristiane për shovinizmin e tij kundër kombit shqiptar. Sipas tij, çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakos botën. Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. Janullatus në Shqipëri dhe Irineu në Beograd nuk mund të mbajnë petkun e Kryepeshkopit pa kërkuar më parë falje kundrejt viktimave dhe të zhdukurve pa adresë në Kosovë, shkruan ky portal.
Pavarësinë e Kosovës e njeh Shqipëria, kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shën Maria, gjithë ortodoksia kombëtare nëpër botë, citohet në deklaratë. “Asgjë në sheshin e Universitetit të Prishtinës nuk është objekt kulti e shenjë sllavizmi. Rilindasit shqiptarë i kanë ndarë me kohë këto shovinizmi e kanibalizmi që me lidhjen e Prizrenit”.
Në fund at Nikolla shpreh mbështetjen e plotë ndaj studentëve dhe patriotëve kosovarë që me mirëkuptimin hyjnorë do të kapërcejë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë. Ai u bën thirrje studentëve që të mos e lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë pasi janë në të drejtën e Zotit.