Lajme

Nikoliq rikandidon për president të Serbisë?

By FerizajPress

December 03, 2016

Presidenti Serbisë ka kujtuar se sipas Kushtetutës, zgjedhjet presidenciale duhet të përfundojnë një muaj para skadimit të mandatit të presidentit aktual dhe se raundi i pare mund të jetë më 9 prill e ai i dyti më 23 prill, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga gazetarët se a do të mbahen në të njëjtën kohë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Nikoliq tha se ai ka besim në qeveri dhe mendon se punët janë duke shkuar mirë.

“Në qoftë se popullit i duket se në parlament janë duke u marrë vendime të këqija, atëherë qeveria duhet të shkojë në zgjedhje të reja”, ka thënë Nikoliq. /Lajmi.net/

 

.