Nikoliq ka marrë ftesa zyrtare për të vizituar Moskën dhe Pekinin në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediet serbe, transmeton lajmi.net.
Temë kryesore në takimin e Nikoliqit me Putinin do të jetë ekonomia, gjithashtu ai do të kërkoj mbështetje të vazhdueshme nga Moska kur është fjala për Kosovën.
Do të diskutohet edhe për qendrën ruso-serbe në Nish.
Ndërsa në takimin me Jinping, temë diskutimi do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i partneriteteve strategjike që Serbia ka me këtë vend. /Lajmi.net/
.