Lajme

Nikoliq konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e Thaçit president

By FerizajPress

April 06, 2016

Ftesë për pjesëmarrje i është dërguar edhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili kishte thënë se nuk e ka vendin në Kosovë për shkak se është president i Serbisë. Megjithatë, lajmi.net mëson se një me mbiemrin Nikoliq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të Thaçit.

Ai është kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, që ndonëse mban mbiemrin e njëjtë me presidentin e Serbisë, nuk dihet nëse kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndryshe, pjesëmarrjen në inaugurimin e Thaçit e kanë konfirmuar mbi 50 delegacione nga mbarë bota. /lajmi.net/