Lajme

Nikoliq kërcënon: Nëse pranohen kushtet e Kosovës, ne do të ndërmarrim hapa tjerë

By FerizajPress

October 28, 2016

Duke folur para gazetarëve në Beograd, ai ka thënë se “Prishtina është ajo që dëshiron ndërprerjen e dialogut”, transmeton lajmi.net.

Nikoliq ka thënë se është i bindur se askush nga politikanët në Serbi nuk do të pranonte kushtet e Prishtinës, ku kërkohet njohja e pavarësisë.

“Kërkesat e njëanshme të Prishtinës ndoshta janë shprehje e dëshirës së tyre që dialogu të ndërpritet”, ka vlerësuar Nikoliq, duke shtuar se nuk dëshiron që të hyjë në atë nëse kërkesat janë iniciuar nga ata që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se me këtë rast ka qenë edhe deklarata e tij se qeveria, në rast se pranohet këto kërkesa të Kosovës, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

I lutur që të sqarojë se cilat do të ishin hapat tjera të Serbisë në rast se pranohen kërkesat e Kosovës nga Brukseli, ai nuk ka dashur të flasë për këtë deklaratë. /Lajmi.net/

.