Lajme

Nikoliq e Vuçiq në Bruksel, presin përfaqësim të lartë edhe nga Kosova

By FerizajPress

January 22, 2017

Kryeministri serb, në konferencë për shtyp, tha se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe se në Bruksel do të udhëtojë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe ai, si Kryeministër i Serbisë, raporton B92.

“Ne presim që shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë, dhe unë shpresoj se do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale që të mos ndodhë përsëri sjellja e mjeteve luftarake dhe armëve në hapësirat e fshatrave serbe që të tregohet forca”, ka thënë Vucic, duke shtuar se “për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet”.

“Unë besoj se bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe ne do të investojmë shumë përpjekje dhe punë që të sigurojmë të ardhme ekonomike të sigurt për qytetarët e Serbisë”, përfundoi Vucic. /Express