Ziadin Sela është deputeti i cili natën e 27 prillit pësoi më shumë nga huliganët maqedonas që e goditën me mjete të forta ku i shkaktuan lëndime në kokë dhe trup. Sela u tërhoq zvarrë nga huliganët duke e mbajtur edhe peng ku më pas ekipet mjekësorë e kanë veshur me bluzë tjetër duke e maskuar për ta nxjerrë jashtë Kuvendit për të transferuar në Spitalin e Shkupit.
Dhuna e huliganëve maqedonas u bë kur shumica parlamentare në Maqedoni votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferin si krye parlamentar të ri shqiptar ku në mesin e tyre u lënduan shumë deputet, punonjës administrativ të Kuvendit dhe gazetarë. /Gazeta Express/