Lajme

Ngrihet flamuri shqiptar në Çamëri (Foto)

By FerizajPress

February 02, 2017

Ai është ngritur në një fshat të quajtur “Arta” pa shkuar në Janinë, ndërsa poshtë tij janë germat greke të një restoranti. Nuk dihet se si është vendosur flamuri shqiptar aty, ndërsa padyshim që pas këtij akti mendohet se fshihet një shqiptar, shkruan JOQ.

Ndërkohë, mes politikës greke dhe asaj shqiptare ka pasur disa përplasje verbale në distancë, ndërsa nuk kanë munguar dhe ‘provokimet’.

I tillë ishte dhe publikimi i një foto ku shfaqeshin disa rekrutë me origjinë shqiptare që bënin simbolin e shqiponjës. Ndaj ushtarëve u mor masë disiplinore dhe autoritetet i dënuan ata me nga 30 ditë burg.