Ferizaj

Ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt

By FerizajPress

December 13, 2016

Raporti i Policisë së Kosovës botohet pa asnjë ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e rajonit të Ferizajt

VJEDHJE E VETURËS

Ferizaj 12.12.2016-12:00. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën Golf, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Raport shtesë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Fshati Babush, Ferizaj 02.12.2016 – 01:55. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 12.12.2016 është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj 12.12.2016-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.