Lajme

Ngjarje shokuese| 43-vjeçari shqiptar ngacmon seksualisht një të mitur, fqinjët: E çoi në bodrum, ajo bërtiti

By FerizajPress

April 14, 2016

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Bëhet fjalë për një rast pedofilie që ka shkaktuar një tronditje të madhe tek banorët e lagjes “Minatori” në Bulqizë. Mësohet se një 43-vjeçar me inicialet P.Ç., ka ngacmuar seksualisht një 4-vjeçare. Mësohet se burri ka tentuar ta fusë vajzën në bodrum por është parë nga fqinjët. Kanë qenë fqinjët ata që e kanë parë në momentin që e ka futur vajzën në bodrum, duke shmangur kështu një krim të tmerrshëm. Mësohet se e mitura ka bërtitur dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e fqinjëve. 43-vjeçari është arrestuar nga policia.