Ngjarje misterioze në Shqipëri, dy makina gjenden në liqen

By FerizajPress

July 05, 2016

Pas mbërritjes së efektivëve të policisë është konstatuar se në afërsi bregut të liqenit dhe poshtë rrugës nacionale kishte gjurmë të freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer.

Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND.

Kjo targë i përket automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë. Targat janë denoncuar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Janar të 2016, shkruan tvklan.al

Pas kontrolleve të polumabrëve është konstatuar se në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra ishin dy automjete . Me ndihmën e një mjeti të rëndë vinç, polumbarët dhe forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë të mundur nxjerrjen në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, konkretisht automjetin autovetruë tip “Benz” me targa FFV 562, (Suedeze).

Nga kqyrja paraprake, shenjat e konstatuara si, “llumi mbi sipërfaqjet e lëmura të mjetit” rezulton se ky mjet ka kohë që ndodhej brenda në liqen. Gjithashtu po nga kqyerja paraprake rezultoi se në automjet nuk kishte asnjë viktimë. Ndërkohë ditën e nesërme do të nisnin kërkimet për makinën tjetër.

.