Lajme

Nga ushtari i FSK-së bëhet marins amerikan

By FerizajPress

July 04, 2016

Robert Shala prej disa muajsh bart uniformën e ushtrisë më të fortë në botë, atë të ushtrisë amerikane. “Më është dashur kohë që të përgatitem për fazat e testimit teorik dhe fizik, por vullneti dhe angazhimi im bëri që të kem mbështetjen nga personat ushtarakë”, thotë Roberti.

Ish-ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Robert Shala ka marrë medaljen e marinës amerikane. Për të arritur deri këtu, Shala për albinfo.ch thotë se ka qenë një rrugë e mundimshme, por dëshira e madhe e tij ka bërë që t’ ia arrijë qëllimit.

Në vitin 2009 Robert Shala iu bashkëngjit Forcave të Sigurisë së Kosovës (atëbotë TMK). Inspirimin për t’ i hyrë kësaj rruge e kishte marrë nga babai i tij (Gjokë Shala), i cili ka qenë ish-epror në Ushtrinë jugosllave dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht Major i FSK-së në Ferizaj. Pasi Roberti shërbeu dy vjet në FSK, ai dy vjet e gjysmë të tjera i kaloi me detyrë në Ambasadën Amerikane në sektorin e sigurimit.

Nga Kosova largohet në vitin 2014 me dëshirën për t’ u bërë pjesë e Marinës amerikane. Rruga për t’ u bërë marins nuk ka qenë e lehtë. Si kosovar, atij i është dashur t’i bëhen disa hetime dhe po ashtu disa gjëra që për të kanë qenë të reja. “Më është dashur kohë që të përgatitem për fazat e testimit teorik dhe fizik, por vullneti dhe angazhimi im bëri që të kem mbështetjen nga personat ushtarakë”, thotë Roberti në një bisedë ekskluzive për albinfo.ch.

Prej disa muajsh ai tashmë mban veshur uniformën e Ushtrisë amerikane. “Është një kënaqësi e papërshkruar, ku unë e ndiej veten shumë të lumtur që jam pjesë e marinsëve”, thekson ai.

Në bazën ushtarake ku është Roberti nuk ka shqiptarë të tjerë, por ai thotë se të ketë dëgjuar që edhe shumë shqiptarë shërbejnë në ushtrinë amerikane. “Unë jam pritur me një emocion dhe gëzim të madh nga ana e ushtrisë dhe popullit amerikan. Shumë prej tyre e mbajnë në mend ende luftën dhe ishin të interesuar për zhvillimin dhe të arriturat e Kosovës. Për mua ka qenë një emocion i madh të veshi uniformën e ushtrisë amerikane”, thotë ai për albinfo.ch. Si tash ashtu edhe në të ardhmen, Roberti mendon të jetë në shërbim të shtetit amerikan, kudo që ata kanë nevojë për të.

“Jam pritur shumë mirë”

Në bazën ushtarake ku është Roberti nuk ka shqiptarë të tjerë, por ai thotë se të ketë dëgjuar që edhe shumë shqiptarë shërbejnë në ushtrinë amerikane. “Unë jam pritur me një emocion dhe gëzim të madh nga ana e ushtrisë dhe popullit amerikan. Shumë prej tyre e mbajnë në mend ende luftën dhe ishin të interesuar për zhvillimin dhe të arriturat e Kosovës.