Largoni gomat e dimrit, nga sot s’jeni të detyreshëm t’i mbani!
Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore përfundon sot. Posedimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore ishte në fuqi nga 15 nëntori të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, shoferët ishin të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.
Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.