Lajme

Nga sot në Mal të Zi dënimet deri 20 mijë euro për duhanpirje në hapësirat e mbyllura publike

By FerizajPress

August 14, 2019

Në Mal të Zi nëse shkoni për pushime duhet të keni kujdes. Prej sot në këtë vend hyn në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.

Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20 000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije. Andaj ky lajm vlen më tepër për ata që janë pushues të rregullt në Ulqin dhe pjesën tjetër të rivierës malazeze.