Ferizaj

Nga sot mërgimtarët duhet të paguajnë policat kufitare

By FerizajPress

January 01, 2021

Nga sot më 1 janar 2021, të gjithë bashkëatdhetarët që hyjnë në Kosovë me mjetet e tyre motorike, duhet të paguajnë policat e sigurimeve kufitare të parapara me tarifat e përcaktuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Kështu thuhet në një njoftim të lëshuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

“Të nderuar bashkatdhetarë Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta”.

Njoftimi i plotë:Të nderuar bashkatdhetarëJu njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-jaFaleminderit