Shëndetësi

Nga shëndeti kardiovaskular tek detoksfikimi i trupit, ja cilat janë arsyet pse nuk duhet t’i hidhni më bishtat e qershive

By FerizajPress

April 13, 2018

Edhe pse na duhet të presim majin për të shijuar qershitë e para, ju këshillojmë që për të mirën e shëndetit tuaj të ruani bishtat e tyre dhe të mos i hidhni. Në pamje të parë na duken të rëndomtë në dukje dhe janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë. Por, ato janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C. Hulumtimet e ndryshme shkencore kanë prvuar se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Do të nxitoheshim nëse do të thoshim se çaji në fjalë mundëson humbjen e peshës. Por ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës. Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut.Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim. Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ju këshillojmë të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë. Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji. Ul kolesterolin, largon lëngjet e tepërta nga trupi, i bën mirë mëlçisë. ndihmon në rënien në peshë, bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar.