Ferizaj. 27.07.2020.
Përmes një njoftimi komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se nga nesër, 28.07.2020, duke filluar nga ora 8:00 do të bëhet mbyllja e një segmenti të rrugës “Ahmet Kaçiku”
Nga nesër e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit “Bashkimi i Qytetit” do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të rrugës “Ahmet Kaçiku, pikërisht segmenti prej kryqëzimit të kësaj rruge me rrugën “Emin Duraku e deri te kryqëzimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” me rrugën “Kemajl Hetemi” si dhe një pjesë e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” prej kryqëzimit të kësaj rruge me rrugën “Gjon Serreçi”.
Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike prej datës 28.07.2020 (E marte) duke filluar nga ora 8:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit “Bashkimi I Qytetit” janë:
Rrugët alternative nga drejtimi i Stacionit të Autobusëve:
- Rruga “Kemajl Hetemi”, “Gjon Serreçi”- dalja në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”
Rrugët alternative nga drejtimi i stacionit të Policisë:
- Rruga “Emin Duraku” – dalja në rrugën urbane “Vëllezërit Gërvalla”
Rrugët alternative nga drejtimi i rrugës “Vëllezërit Gërvalla” në drejtim të rrugës “Ahmet Kaçiku”
- Rruga “Gjon Serreçi” dhe rruga “Ali Pashë Tepelena”
Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet për shkak se konsorciumi i operatorëve ekonomik “Linda” sh.p.k & “Bardhi” &”Beni Com” kanë filluar punimet në implementimin e pjesës së dytë të projektit “Bashkimi I Qytetit”.