Lajme

Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani

By FerizajPress

October 15, 2016

Sipas tij, 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Abrashi thotë se sipas të dhënave zyrtare,  vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim sipas tij, i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal, shkruan lajmi.net.

“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhiet e shkëlqyera mes dy vendeve”, thotë Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se megjithatë, synimi kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, por sipas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman. /Lajmi.net/

.