Kjo është deklaruar shpeshherë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por edhe si premtim nga trajneri Kristian Panuçi që në ditët e tij të para në vendin tonë. E ndërsa ndeshja e parë e Ligës së Kombeve po afron, situata e lojtarëve të Kombëtares nuk është më e mira e mundshme. Ajo që e shton së tepërmi shqetësimin, është mbrojtja. ALARMI Prej javësh, skuadrat e kampionateve të rëndësishme europiane kanë nisur përgatitjet. Madje, në Zvicër apo Rumani, ka startuar edhe sezoni i ri. E ndërsa në javën e parë të shtatorit do të ketë ndeshje për Ligën e Kombeve, skuadra kombëtare duket në një moment kritik. Kjo, për vetë faktin se shumë prej lojtarëve nuk janë sistemuar ende. Një nga repartet më problematike, është mbrojtja. Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Hysen Memolla dhe Ivan Balliu janë pa një skuadër për edicionin e ri. SITUATA Mavraj zgjidhi kontratën me Hamburgun dhe tashmë është në kërkim të një ekipi në elitën gjermane, ndërsa ofertat nga Ligat e Dyta nuk kanë qenë bindëse. Ajeti e Aliji janë në kërkim të sistemimeve. I pari i lënë i lirë nga Torino, ndërsa i dyti duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi Entela ra në Ligën e Tretë italiane. Hysen Memolla duket i tepërt te Hajduk që ka të tjera zgjedhje teknike për mbrojtjen. Situata e Ivan Balliut bën që të vihet në kërkim të një skuadre, për të mos luajtur në Ligën e Dytë franceze, shkruan panorama sport.
Në rast qëndrimi, e pret stoli dhe një konkurrencë e fortë për fanellën e titullarit. Kombëtarja shqiptare, për momentin është në një situatë alarmante, kur kanë mbetur thuajse 40 ditë nga sfida e parë kualifikuese për Ligën e Kombeve. Momentalisht, vetëm Hysaj, Bujar Lika dhe Gjimshiti janë të sigurt në ekipet e tyre dhe po stërviten rregullisht.