Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2018) pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtje. Me këtë ligj, Policia e Kosovës do të mundë të gjobitë deri në 500 euro personat fizikë, ndërsa ata juridikë deri në 1000 euro. Të dënuarit me ligjin e ri mund të ankohen pranë një Komisioni për Vendosje që do të formohet nga institucionet vartëse.