Lajme

Tani edhe fëmijët do të pajisen me letërnjoftim

By FerizajPress

December 25, 2018

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, më kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Me aprovimin e ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t’u pajisur me letërnjoftim.

Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit. Ndryshe, koncept dokumenti për letërnjoftim ishte parashikuar në planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018.