Ferizaj

Nga burgu dërgoi përmes postës letër kërcënuese në Kaçanik

By FerizajPress

April 27, 2023

Një person në Kaçanik gjatë së mërkurës pranoi një letër kërcënuese përmes postës.

Policia njofton se pasi që verifikuar emrin e dërguesit ka dal se ai është në vuajtje të dënimit në burg.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.

Raporti i plotë i Policisë:

KANOSJE

Kaçanik 26.04.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të  cilit ka ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.