Zgjedhje

Nga Arena Sportive në Skenën Politike: Ardi Halili dhe Vizioni për Ferizajn

By FerizajPress

September 23, 2025

Ardi Halili është një nga figurat e reja premtuese në Ferizaj i njohur si sportist i dalluar dhe aktivist i angazhuar në jetën publike. Pesë herë kampion i Kosovës në gjimnastikë dhe përfaqësues i vendit në gara ndërkombëtare, ai është shpërblyer disa herë me çmime kombëtare dhe lokale për kontributin e tij në sport. Aktualisht, Halili është student në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës dhe trajner në Akademinë e Gjimnastikës në Ferizaj.

Përveç sportit, Halili ka një karrierë të pasur edhe në angazhimin politik e shoqëror. Që nga viti 2016 ai ka mbajtur pozita të ndryshme në strukturat rinore, ndërsa sot është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Me një përvojë të gjerë në fushata, komunikim publik dhe organizim, ai tashmë ka shpallur kandidaturën për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të vitit 2025 ku emrin e tij mund ta gjeni në listën e kandidatëve për asamble me numër 40.

Energjia, përkushtimi dhe vizioni i tij për zhvillimin e Ferizajt e bëjnë Ardi Halilin një zë të rëndësishëm të gjeneratës së re.