Sport

Neymar: E dua këtë futbollist te Barcelona

By FerizajPress

April 07, 2016

Ylli i Barcelonës, Neymar ka deklaruar se dëshiron të luajë bashkë me Paul Pogban e Juventusit.

Talenti francez prej kohësh është i lidhur me transferimin në “Camp Nou”. Neymar thotë se Pogba është lojtar i madh, dhe ai mendon se francezi do të përshtatej tek ‘Balugranat”.

“Ai është një lojtar i ri dhe unë vërtetë dua të luajë me të. Unë mendoj se ai do të përshtatej mirë në Barcelonë”, ka thënë Neymar.