Brazili ka qenë një nga kombëtaret favorite për ta fituar turneun, por është eliminuar në çerekfinale nga Belgjika. Pavarësisht largimit të dhimbshëm dhe të parakohshëm, Neymar ka pranuar se ishte i lumtur për Mbappe për shkak të lidhje së ngushtë që ka me 19-vjeçarin. “E kam uruar, natyrisht”, ka thënë Neymar. “Kemi folur gjithmonë gjatë Kupës së Botës dhe jemi përpjekur të takohemi në gjysmëfinale, por nuk ka qenë e mundur, fatkeqësisht”, ka shtuar Neymar. “Unë jam gëzuar për atë. Është një djalosh të cilin e dua shumë, kërkoj t’i përcjell eksperiencën time, ta ndihmoj të bëhet më i mirë”, transmeton telesport. Mbappe është drejt rrugës së duhur për t’u bërë një nga më të mirët në botën e futbollit, siç u tregua edhe nga triumfi i Francën në Kupën e Botës. Sulmuesi i PSG ka shënuar katër gola, duke përfshirë edhe një në finalen kundër Kroacisë, dhe ka fituar çmimin si Lojtari i Ri më i Mirë i Botërorit.