“Unë kam thënë shumë herë pas vdekjes së Rugovës, është i pakontestueshëm për pozitën që e ka tani, për pozitën e kryenegociatorit, ose udhëheqësit të delegacionit”.
“Ka një ekuivalencë të pozitave në finalen e negociatave ose të negociatave ndërshtetërore. Nëse pala më e fuqishme, në këtë rast është Serbia, e ka prizë presidentin atëherë as Kosova dhe as ndërkombëtarët nuk mund ta ndërrojnë pozicionin e Serbisë. Por, edhe po patën mundësi ta ndërrojnë, po ju them me bindje të thellë, me përkushtim të plotë, mendoj se presidenti duhet t’i prijë negociatave, por jo i vetëm dhe pa një koncept te formuar paraprakisht”, ka shtuar ai.
Akademik Nexhat Daci gjithashtu e vlerësoi lartë kontributin e Thaçit në Rambuje si dhe në proceset transformuese të UÇK-së.
“Proceset që kanë ndodhur në Rambuje, kur Kosova ka dalë më e mençur se sa Serbia, është meritë kryesore e Thaçit”.
“Në të gjitha proceset prej paraqitjes së pare të UÇK-së dhe transformimit të saj që nuk kanë qenë të lehta, është kontribut i pakontestueshëm i Thaçit”.