Sport

Nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet KV Luboteni dhe Maccabi Tel Aviv

By FerizajPress

December 21, 2016

Ferizaj.21.12.2016. Në kuadër të garave për CEV Challenge Cup në volejboll ,në palestrën e Sporteve Bill Clinton zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet KV Luboteni nga Ferizaj dhe Maccabi Tel Aviv.

Ndeshja zhvillohet në Palestrën e sporteve Bill Clinton (E enjte 22. Dhjetor ora 18:00) Hyrja është gratis Menaxhmenti i ekipit ka ftuar të gjithë sportdashësit ferizajas që të përcjellin këtë ndeshje,ndeshje kjo e parë dhe shumë e rëndësishme e cila shënon një epoke të re të sportit ferizajas. Ekipi i KV Luboteni pret përkrahje masive të qytetarëve dhe sportdashësve ferizajas.