Sport

Ferizaj: Nesër zhvillohen dy finale për Kupën e Kosovës në volejboll

By FerizajPress

April 04, 2018

Klubi i Voljebollit ‘’Luboteni’’ nga Ferizaj, nesër do të zhvilloj ndeshje me Klubin e Volejbollit ‘’Peja’’, ndeshje kjo e cila luhet për kupën e Kosovës në volejboll. Po nesër edhe klubi volejbollit tw femrave”Kastrioti” do tw luaj ndeshjen finale për Kupën e Kosovës për femra kundër KV “Drita” nga Gjilani,ndeshje e cila do tw zhvillohet në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”. Kryetari i klubit ‘‘Luboteni’’ Gazmend Hoxha, tha se janë përgatitur mjaftë shumë për këtë ndeshje, meqë synojnë kupën e Kosovës. Hoxha tha se kjo nuk është hera e parë që klubi ‘’Luboteni’’ përballet me ekipin e ‘’Pejës’’. Ndeshja në mes të klubit ‘’Luboteni’’ dhe ‘’Peja’’, do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Kjo është hera e parë që në Ferizaj mbahen garat për kupën e Kosovës në volejboll.