Sport

Nesër zhvillohen 2 finalet e mëdha në Ligën Institucionale në Ferizaj

By FerizajPress

June 07, 2016

Takimet më të rëndësishme të sezonit të parë të Ligës Institucionale në Ferizaj, finalja e Ligës dhe ajo e Kupës do zhvillohen nesër, më 8 qershor 2016. – Duke filluar nga ora 21:15, pas një iftari të këndshëm, spektaklin do e nisin dy finalistët e Kupës së Ligës, Posta-Vala dhe Spitali, të cilët do kërkojnë epitetin e më të mirit në Kupë. Të dy skuadrat, kanë mbërritur deri këtu mjaft sigurt dhe nesër njëra nga to pritet që ato suksese në raundet kualifikuese ti kurorëzojë me trofeun e Kupës. KF Posta-Vala e cila në raundet paraprake eliminoi skuadra mjaft të forta, pritet do hyjë mjaftë e koncentruar dhe e përgatitur në këtë ndeshje, në të cilën do ketë një kundërshtar tepër të fortë, KF Spitalin e Pajazit Qorrit, e cila po ashtu u tregua mjaft bindëse në ndeshjet e Kupës, me çka na paralajmëron se spektakli do të jetë i garantua.

Gjithashtu nesër pas finales së Kupës, nga ora 22:00, do zhvillohet ndeshja e fundit për sezonin e parë të Ligës Institucionale në Ferizaj. Dy skuadrat më të mira të këtij sezoni, do masin forcat në finalen e madhe, për të nxjerrë një emër, një kampion. A do jetë KF FSK, apo KF SHFMU ”Imri Halili” skuadra historike, e cila pritet të merrë kreun e më të mirit në sezonin e parë të Ligës. Një ndeshje plot spektakël do nxjerrë emrin e Kampionit, pas një sezoni shumë të gjatë. Skuadra e Besim Nuhës, përballë skuadrës së Fatlum Hajrullahut. FSK përgjatë tërë sezonit ishte në pjesën e kreut të tabelës, dhe pritet të vazhdojë serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e nesërme, kurse skuadra e SHFMU ”Imri Halilit” stinorin nuk e nisi aq mbarë, por në pjesën e dytë të sezonit, filloi të korrë fitoret radhazi, për të arritur këtu ku edhe gjendet sot, në finalen e madhe. Ora 22:00, Fusha 2 KF FSK vs KF SHFMU ”Imri Halili” /AJ