Ferizaj

Nesër zbulohet shtatorja e Dëshmorit Nazmi Ukësmajli, Dëshmorit të parë në ZO të Nerodimes

By FerizajPress

July 15, 2019

NJOFTIM – 16.07.2019 – HOMAZHE DHE ZBULIMI I SHTATORES SË DËSHMORIT – NAZMI UKËSMAJLI

Të nderuar familjar të Dëshmorëve të Kombit, Invalid e Veteranë të UÇK-së, ju bashkëqytetarë/e të nderuar/a, mërgimtarë ju që keni ardhur tani më në familjet e juaja, nesër kur ne Veteranët e Komunës së Ferizajt festojmë edhe Ditën e Veteranit, Ju ftojmë në festën e madhe, ku edhe do të bëhet shpalosja e Shtatores së Dëshmorit të Parë të Nënzonës Operative të Nerodimes – Nazmi Xh. Ukësmajli nga fshati Jezerc.

Agjenda – 16.07.2019

Ardhja juaj nderon gjakun e derdhur për liri, nderon luftën e shenjtë të UÇK-së.