Lajme

Nesër vazhdojnë bisedimet në Bruksel, caktohen temat e dialogut

By FerizajPress

September 12, 2016

Në agjendë të këtyre takimeve, sipas ministrisë, do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar.

Ajo citohet të ketë thënë se në takimin e nesërm, takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës. 

Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik, do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.