Skandalet e përgjimeve, keqqeverisja dhe korrupsioni dëshmojnë se gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të tij të ndershëm. Kështu thuhet në njoftimin e grupit protestues “#Protestoj”.
Protesta e radhës mbahet nesër (e martë) nga ora 17, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinës.
Njoftimi:
Për të tetën herë vazhdon protesta:
– kundër izolimit
– kundër mendësisë “Pronto”
– kundër korrupsionit dhe krimit institucional
– për dorëheqjen dhe hetimin penal të të përgjuarve
– për shkarkimin e të gjitha bordeve të ndërmarrjeve publike.