Lajme

Nesër protestohet kundër dhunës ndaj 16-vjeçares në Rahovec

By FerizajPress

October 14, 2016

Këtë e ka bërë të ditur  ambasdorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku, e cila pamjet e dhunës i ka konsideruar të tmerrshme.

“Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj. Nuk arsyetohet dhuna.

E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndaj lajmin.

Organizator është ndërgjegja qytetare”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo thotë se nesër fillojnë me marsh, të hënën në orën 12:00 vazhdohetme protesta, të organizuara nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës; t’i kundërpërgjigjemi normave të patriarkatit, dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave./Lajmi.net

.