Lajme

Nesër protestë paralajmëruese në Trepçë

By FerizajPress

July 04, 2018

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatave të Trepçës ka paralajmëruar për nesër një protestë që synon sensibilizimin e organeve kompetente të Kosovës për realizimin e kërkesave të parashtruara nga minatorët. Minatorët “do të mbajnë protestë paqësore paralajmëruese, qëllimi i së cilës është sensibilizimi për realizimin e kërkesave të minatorëve të Trepçës drejtuar organeve kompetente të Kosovës” thuhet në njoftim. Protesta njëorëshe do të mbahet nesër nga ora 11:00 deri 12:00.