Nesër përkujtohet dëshmori i kombit Cen Dugolli i cili më 17 gusht 1998 u vra nga forcat serbe. Me këtë rast do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe do të vendosen kurora lulesh. Homazhet bëhen në ora 10:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj. Ceni u vra në mënyrë barbare nga forcat sekrete serbe, duke qëndruar stoikisht përballë tyre.
Asnjë fjalë për shokët, celulat e UÇK-së dhe veprimtarinë që kishte filluar të shtrihej aso kohe. Cen Dugolli ra në altarin e lirisë më 17 gusht të vitit 1998. Cen Dugolli la pas vetën nënë, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij.