Ferizaj

Nesër në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj bëhet hajpja e Panairit të Punës “Profesionistët e së Ardhmes 3”

By FerizajPress

May 30, 2018

Nesër në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj bëhet hapja e Panairit të Punës. Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë panair, ku do të ekspozohen produktet e kompanive më të mëdha të Kosovës.

“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka kënaqësinë të ju ftojë në hapjen e Panairit të Punës, i cili organizohet për herë të parë në UShAF në bashkëpunim me GIZ-in gjerman dhe Ekspozitën e tretë “Profesionistët e së Ardhmes 3” të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, të mbështetur nga bizneset bashkëpunuese të Universitetit” thuhet në njoftimin e UShAF. Në Panair do të ekspozojnë produktet e tyre kompani të mëdha nga Kosova, të cilat ofrojnë vende të lira të punës. Po ashtu, do të keni mundësi që me përfaqësues të këtyre kompanive të shkëmbeni përvojat dhe idetë tuaja. Ndërsa, në Ekspozitë përveç punimeve të shumta dhe interesante, do të mund të shihni përkushtimin e studentëve për profesionin dhe kreativitetin e tyre në punë. Hapja e Panairit dhe Ekspozitës bëhet me 31 maj 2018 (e enjte), në ora 10:00 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.