Ferizaj

Nesër, në Teatrin “Adriana” mbahet Koncerti i Fundvitit

By FerizajPress

December 26, 2016

Nesër, (E marte.27.12.2016.) në teatrin Adriana në Ferizaj, në organizim të Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport, mbahet “Koncerti i Fundvitit” Në këtë koncert i cili fillon ora 18:00 do të marrin pjesë AKV “Kastriotët” dhe artist të shumtë ferizajas. Drejtoria e Kulturës së Ferizajt me këtë rast ka Uruar të gjithë qytetarët e Ferizajt për Festat e fundvitit dhe ka ftuar të gjithë dashamirët e muzikës dhe artdashësit që të marrin pjesë në koncert. Hyrja është falas dhe fillon ora 18:00- Teatri “Adriana” Ferizaj.