Lajme

Nesër në ora 11-të vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

By FerizajPress

September 13, 2018

Me kthimin e deputetëve nga pauza, kryeparlametari Kadri Veseli i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për votimin pozitiv të Paralamentit Evropian për liberalizmin e vizave, si dhee ka bërë të ditur vendimin e marrë nga kryesia e Kuvendit, raporton Zëri.info.

“Falenderojmë Pralamenin Evropian për një vendimmarrje shumë pozitive për qytetarët e Kosovës, liberalizimin e vizave, urime qyetatarë të republikës së Kosovës, tani na mbesin detyrat e tona në përmbushje të ligjeve, ftoj kolegët deputet nga opozita që të marrim vendime për interesin e qytetarëve, me pajtueshmërinë e shefave të grupeve parlamentare kjo seancë vazhdon nesër në ora 11-të”,  tha ai.

Asnjë nga 40-të pikat e parapara në rend dite nuk u votuan për shkak të mungesës së kourumit. Kjo seancë u bojkotua nga dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje.