Ferizaj

Nesër në Ferizaj organizohet “Gjuha gjermane në lëvizje”

By FerizajPress

May 15, 2017

Të martën, më 16.05.2017 në ora 10-12, para bibliotekës së qytetit në Ferizaj, organizuar nga ambasada gjermane së bashku me bashkëpunëtorë do të organizohet ngjarja “Gjuha gjermane në lëvizje” (para bibliotekës).

Qëllimi i kësaj ngjarje është që studentët dhe nxënësit të informohen në lidhje me mundësitë e studimit dhe fitimit të bursave për studentët dhe kurse të ndryshme të gjuhës gjermane për nxënës, studentë dhe të tjerë të interesuar. Po ashtu do të mbahet një kuiz me fëmije dhe një lojë shpërblyese.

Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe Drejtori i DKR-së,Naim Ferati , i cili ka ftuar të gjithë maturantët që të marrin pjesë në këtë ngajrje.

“KY është një rast i mirë për maturantët që të njihen me mundësit e studimit dhe përfitimit të bursave për studime por edhe të njihen me mundësitë për kurse të mësimit të gjuhës gjermane” ka thënë Ferati