Ferizaj

Nesër në Ferizaj mbahet  panairi i sportit

By FerizajPress

September 26, 2018

Ferizaj. 26.09.2018. Drejtoria për  Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt  në bashkëpunim me MKRS-në dhe  Komitetin Olimpik të Kosovës organizojnë Panairin e Sporetve ne Ferizaj.

Në këtë Panair të Sporteve  janë ftuar të marrin pjesë të gjitha  klubet sportive.

Të gjitha klubet  do të paraqiten me veshje sportive në platon  para objektit të komunës në Ferizaj.

Klubet sportive do të marrin me vete të gjitha trofetë, kupat dhe medaljet të cilat  do ti ekspozojnë secili në hapësirat e veta të cilat  do të jenë  të vendosura në  shesh, ku edhe do të bëhet hapja e këtij panairi.

Hapja e panairit do të bëhet ora 9:300.