Ferizaj

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

By FerizajPress

March 24, 2018

Me lëvizjen e akrepave të orës për një orë më vonë, prej sonte ora 2 pas mesnate do të konsiderohet 3, me çka fillon llogaritja verore e kohës.

Vendimi për ditën dhe orën e fillimit dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në pajtim me direktivat e Parlamentit Evropian.

Llogaritja verore e kohës në vitin 2018 mbaron më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orës mbrapa.