Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka marrë iniciativë që në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, të organizojë testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.
Me këtë rast, nesër, në orën 10:00, Lekaj do të ndjek nga afër procesin e kontrollimit në Qendrën e Kontrollimit Teknik “Reforma” në Shkabaj (Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë Km 3).
Më poshtë lista e kontrollave teknike për testimin e frenave punues, tek të cilat qytetarët mund të kryejnë këtë shërbim falas gjatë gjithë të mërkurës.
Nr. QKTA SELIA 1 “Europa AG” Viti 2 “TEUTA AG “ Deçan 3 “AUTO COMERCE “ Bresje, Fushë Kosovë 4 “Eng office” Gjilan 5 ” FITORJA” Ferizaj 6 “KOMETA” Prishtine 7 MEGA ‘ SH.P.K Gjilan 8 “Fati” shpk Rahovec 9 “Gent Gashi B.I” Rahovec 10 “YLBERI” Vushtrri 11 “KOSOVA Commerce” Crep – Kamenicë 12 “J.E.K” Kamenicë 13 “TEFA “ Kaçanik 14 “Eurosistem” Gjakovë 15 “RAFUNA” Prishtinë 16 “Egzon” Pejë 17 “REBEGI” Prizren 18 NIC Holding Milloshevë 19 “LEARTI-CENTER ‘ SH.P.K Gjilan 20 KOTEK Prishtinë 21 ” N.V.B “ Gjilan 22 “SHPRESIMI” Suharekë 23 REFORMA SH.P.K. Prishtinë 24 “DIAMONDS “ Han Elezit 25 TOP Shtërpce 26 Auto 05 Ferizaj 27 “BAKI AUTOMOBILE” Prishtinë 28 SHPRESIMI” Suharekë 29 “Aragonit” Prishtinë 30 Qkta Siqani Prishtine 31 STAGOVA Kaçanik