Ferizaj

Nesër mot i vranët, temperaturat lëvizin deri -4 gradë Celsius

By FerizajPress

January 29, 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.