Ferizaj

Nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Doganaj- Glloboçicë

By FerizajPress

July 03, 2019

Me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut,  deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një njoftimi për media.

Nga MIT, lusin qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës së nesërme.